Rreth 100 persona dyshohet se u helmuan në Han të Elezit

Rreth 100 persona dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm në Han të Elezit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar shefja e kabinetit të Kryetarit të Komunës së Hani i Elezit, Liridona Ballazhi.
Ballazhi përmes telefonit i tha portalit rtv21.tv se personat që dyshohet se janë helmuar kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të kësaj komune. Duke theksuar se ende nuk dihet saktë se nga ka ardhur ky helmim.
Ajo ka shtuar se për rastin është njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), zyrtarët e të cilit i kanë marrë mostrat për analiza.
Kujtojmë, se javën e kaluar mbi 200 persona në Kaçanik kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të helmimeve, që kanë rezultuar të jenë për shkak të ujit të pijshëm që nuk i ka plotësuar standardet./21Media
 

Back to top button