Hendboll: Evropiani U19 në Kosovë!

Federata e Hendbollit të Kosovës fiton të drejtën e organizimit të Kampionatit Evropian U19
Kampionati Evropian i hendbollit të femrave për kategorinë U19 do të organizohet në Kosovë vitin e ardhshëm. Federata e Hendbollit të Kosovës e fitoi të drejtën e organizimit në Kongresin e 15 të Federatës Evropiane të Hendbollit.
Kjo pasi që në vendin tonë do të organizohet për herë të parë Kampionati Evropian 2023 i hendbollit në konkurrencën e femrave për grupmoshën U19.
Kështu u vendos në Kongresin e 15 të jashtëzakonshëm të Federatës Evropiane të Hendbollit që u mbajt në Luksemburg, ku FHK-në e përfaqësuan presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci.
Evropiani në Prishtinë do të mbahet prej 8 deri më 16 korrik të vitit të ardhshëm, ku pjesëmarrëse do të jenë së paku 10 ekip kombëtare.
Saraçini e Gjinovci e shfrytëzuan qëndrimin në Luksemburg edhe për takime me drejtues të Federatës Evropiane të Hendbollit dhe të federative nacionale.
len të theksohen takimet me krerët e shtëpisë drejtuese të hendbollit evropian, presidentin Michael Ëiederer dhe nënpresidentin e parë, Predrag Boshkoviq, ku diskutuan për organizimin e ngjarjeve tjera kontinentale nga FHK.
Me rastin e dhënies së organizimit, u konfirmua edhe një herë bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ndërmjet Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe institucionit drejtues të hendbollit kontinental, I cili edhe në të kaluarën i ka dhënë FHK-së organizime të karakterit ndërkombëtar./21Media

 

Back to top button