Shqipëria vetëm për fitore kundër Izraelit, ja formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Bloomfield” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Izraelit dhe Kombëtares së Shqipërisë, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.
Shqipëria do të synojë me çdo kusht fitoren sot si mysafire kundër Izraelit, fitore kjo e cila do të ishte e para për “kuqezinjtë” në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Shqipëria barazoi pa gola me Estoninë, kurse Izraeli ndau pikët me Islandën pasi që barazoi me rezultat 2:2.
Momentalisht, vendin e parë në grup e zë Izraeli me pesë pikë të arkëtuara pas tre ndeshjeve, kurse Shqipëria renditet në vendin e tretë me vetëm një pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Takimi i fundit mes Shqipërisë dhe Izraelit daton në muajin qershor të këtij viti, ku asokohe Izraeli shënoi fitore si mysafirë me rezultat të ngushtë 2:1.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Back to top button