Java e ardhshme vendimtare për marrëveshjen për energji me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha Kosova dhe Serbia janë afër marrëveshjes për energjinë.
“Ditët e javës së ardhshme janë vendimtare për të parë a do bëhet finalizimi i dakordimit për nisjen e zbatimit të udhërrëfyesit të energjisë, andaj duhet të kemi kujdes që as me hamendësime e as me çerek të vërteta të mos e dëmtojnë procesin në ditët në vijim sepse po kërkohen pretekste për të devijuar nga marrëveshje afër së cilës jemi”., tha ai.
Kurti foli për një takim që KEDS dhe pala serbe kanë zhvilluar për energjinë. tha se ata kanë biseduar për katër shërbimet që janë dakorduar edhe më herët
“Ajo çka duhet të mbahet mend është që bëhet fjalë për katër shërbimet e dakorduara më herët, pra vendosja e matësve të energjisë, mirëmbajtja e tyre, faturimi dhe inkasimi dhe këtë obligim e kemi përmbushur e që i referohet takimit mes KEDS dhe palës serbe vetëm për këtë aspekt ata kanë biseduar. Nuk do të ketë asnjë shërbim shtesë në fushën e distribucionit përtej këtyre katër shërbimeve që i përmenda dhe përtej katër komunave në veri të Kosovës”, tha ai.
Tutje ai deklaroi se marrëveshja për energjinë nuk lidhet me liberalizimin e vizave
“Kjo marrëveshje nuk lidhet me liberalizimin e vizave, ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret dhe e kemi rregulluar në masë të konsiderueshme imazhin e Kosovës, që për mua është më i miri që nga shpallja e pavarësisë”., tha Kurti./21Media