Heroi i Cityt, Rodri: Jam i emocionuar, është një ëndërr e bërë realitet

Manchester City është kampioni i ri i Evropës pasi që në finale të Ligës së Kampionëve e mposhti Interin me rezultat minimal 1:0.

Heroi i Cityt sot ishte padyshim mesfushori Rodri, i cili i siguroi Cityt trofeun e parë në histori të Ligës së Kampionëve.

Tani, Rodri ka folur për “BT Sport” pas ndeshjes, duke thënë se kjo është një ëndërr e bërë realitet.

“Jam i emocionuar. Është një ëndërr e bërë realitet. Gjithë këta tifozë të Cityt kanë pritur për nuk e di se sa shumë vite. Ata e meritojnë këtë, ne e meritojmë këtë. Në vitet e fundit ne ishim shumë afër”, tha Rodri.

“Unë vetëm dua t’i falënderoj të gjithë. Nuk ishte e lehtë. Çfarë ekipi ne u përballëm, mënyra se si u mbrojtën dhe kundërsulmuan. Ne dhuruam gjithçka nga vetja”, shtoi më tej Rodri.

Back to top button