“Heroinat” publikohet nga Tayna

Ashtu siç ka paralajmëruar ditë më parë,  Tayna sot ka publikuar projektin e ri të titulluar “Heroinat”, e cila është pjesë e albumit të saj që mbanë po të njëjtin titull.
Projekti i publikuar sot në festën e 28 nëntorit është kompletuar edhe nga ana vizuale. Si gjithmonë Tayna mori vëmendje me dukjen tërheqëse.
Kjo këngë nga Tayna është dedikim i të gjitha femrave shqiptare që kanë lënë gjurmë në historinë tonë. Për tekstin e këngës është kujdesur vet Tayna, në të cilin ka përmendur Mbretëreshën Teuta, Majlinda Kelmendin, Shote Galicën, Marigonën, Nexhmije Pagarushën, Elena Gjikën etj.
Miksimi, masterizimi dhe producimi u bë nga Cricket.

Në vijim pritet të publikohen edhe këngët e tjera nga albumi i ri i Taynës./21Media

Back to top button