Heronjtë e Pejës i largojnë 30 vjeçares tumorin prej 10 kilogramëve

Një ekip i mjekëve specialist sot ka kryer me sukses një operacion të rëndë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Një 39 vjeçares i është larguar një tumor prej 10 kilogramëve.
“Pacientja e diagnostifikuar me tomor të vezorëve për më shumë se 1 vjet ka kërkuar shërim në shumë institucione shëndetësore publike e private, por asnjëri nga këto instutucione nuk ka marrë përsipër të kryejë intervenimin kirurgjikal për shkak të vlerësimit se tumori është i paevitueshëm. Duke parë gjendjen e pacientës që tumori i shkaktonte probleme të tjera shëndetësore si tromboza në pjesën e ekstremiteteve të poshtme, probleme në organet e tretjes, presion në mushkëri duke i shkaktuar probleme me frymarrje dhe probleme me organe të tjera në pjesën abdominale në konslutim me familjarët e pacientës, mjeku që trajtoj rastin dr.Rifat Dreshaj pas konsultimeve edhe me mjëkët e tjerë vendosën që të bëjnë përpjekjen e fundit për këtë paciente që ishte intervenimi kirugjik”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Ekipa e mjekëve specialist i përbërë nga kirurgu Rifat Dreshaj, gjinekologu Ramadan Daci, kirurgu Gëzim Devolli dhe anasteziologu Beim Kastrati, së bashku me ekipin e teknikëve të anastezionit dhe instrumentarëve kanë larguar në tërësi tumorin dhe kanë bërë rekonstruksionin e zorrëve.
Operacioni është kryer me datë 19.07.2022 dhe pacientja është ende në trajtim në Repartin e Kirurgjisë dhe gjendja e saj është e mirë, njoftoi tutje spitali./21Media

Back to top button