Ministrat e BE-së arrijnë “marrëveshje politike” për reduktimin e kërkesës për gaz

Ministrat e BE-së kanë arritur një “marrëveshje politike” për reduktimin e kërkesës për gaz, sipas Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Presidenca çeke ka njoftuar marrëveshjen në një postim në Twitter të martën, duke shtuar se “ky nuk ishte një mision i pamundur”.

Ministrat e energjisë të BE-së janë takuar të martën në Bruksel për të diskutuar furnizimin me energji.

Javën e kaluar, Komisioni Evropian ka paraqitur planin e tij “Kurseni gazin për një dimër të sigurt”, i cili u ka kërkuar 27 vendeve anëtare të reduktonin kërkesën e tyre për gaz me 15% midis gushtit dhe marsit të vitit të ardhshëm. Ky reduktim bazohet në konsumin mesatar të gazit të vendeve gjatë të njëjtëve muaj gjatë pesë vjetëve të fundit, shkruan CNN./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button