Hetimet për vdekjen e 24-vjeçarit në Prizren, Policia njofton për arrestimin e tre personave të dyshuar

Në stacion policor janë paraqitur dy persona meshkuj kosovarë dhe të njëjtit kanë deklaruar se kanë shkuar në një zonë malore me viktimën mashkull kosovar për ta provuar një armë të cilën viktima do ta blinte nga njëri prej tyre, ku dyshohet se viktima pasi e ka marrë armën ka shtënë tre herë në drejtim të tokës dhe pastaj ka qëlluar veten në kokë.

Referuar raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të dielën në fshatin Skorrobisht të Prizrenit, ku njësitë relevante policore, prokurori dhe ekipi i balistikës nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë pa fishekë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti në hetime.

“Fsh. Skorrobisht, Prizren  11.05.2025 – 17:00-17:30. Në stacion policor janë paraqitur dy persona meshkuj kosovarë dhe të njëjtit kanë deklaruar se kanë shkuar në një zonë malore me viktimën mashkull kosovar për ta provuar një armë të cilën viktima do ta blinte nga njëri prej tyre. Dyshohet se viktima pasi e ka marrë armën ka shtënë tre herë në drejtim të tokës dhe pastaj ka qëlluar veten në kokë. Njësitë relevante policore, prokurori dhe ekipi i balistikës nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë pa fishekë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button