Hidhet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet çerekfinaliste

Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është mbajtur ceremonia e hedhjes së shortit të Kupës së Kosovës, ku tanimë kemi mësuar çiftet e fazës së çerekfinales.
Kjo garë është bërë më e rëndësishme për të gjitha skuadrat të cilat kanë mbetur, pasi që fituesi siguron biletën drejt garave evropiane.
Nga shorti i hedhur, dy përballjet më interesante do të jenë me skuadra nga Superliga e Kosovës, ku Prishtina pret në shtëpi Drenicën, kurse Malisheva zhvillon si mysafire kundër Ballkanit.
Ndërkaq, kampioni aktual i kësaj gare Llapi do të përballet si mysafirë kundër skuadrës së Ferizajit, kurse finalisti i edicionit të kaluar Dukagjini do të zhvillojë ndeshje në udhëtim kundër Gjilanit.
Ndeshjet e Kupës së Kosovës zhvillohen në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa fituesi i ndeshjes siguron biletën tutje pasi që në këtë fazë të kësaj gare nuk ka ndeshje të kthimit.
Çiftet çerekfinaliste të Kupës së Kosovës i gjeni më poshtë.
1/8 e Kupës së Kosovës
Gjilani – Dukagjini
Ulpiana – Arbëria
Ferizaj – Llapi
Prishtina – Drenica
Ballkani – Malisheva
Onix – KEK-u
Fushë Kosova – Drita
2 Korriku – Ramiz Sadiku

Back to top button