Shefi pushon nga puna 900 punonjës në një thirrje përmes platformës ‘Zoom’

Shefi i një firme amerikane është kritikuar pasi pushoi rreth 900 punonjës të tij në një telefonatë të vetme përmes platformës ‘Zoom’.
“Nëse jeni në këtë telefonatë, ju jeni pjesë e grupit të pafat që pushohet nga puna,” tha Vishal Garg, shefi ekzekutiv i firmës së hipotekave, Better.com.
Komentet në mediat sociale thanë se ishte “i ftohtë”, “i ashpër” dhe “një veprim i tmerrshëm”, veçanërisht në prag të Krishtlindjes.
“Herën e fundit që bëra këtë qava. Do të doja që lajmet të ishin ndryshe. Do të doja që të lulëzonim” i tha zoti Garg stafit në telefon.
Garg tha se performanca, produktiviteti i stafit dhe ndryshimet në treg qëndrojnë pas shkarkimit masiv të asaj që ai tha se ishte 15% e fuqisë punëtore të Better.com./21Media

Back to top button