Hidhet shorti për Ligën e Dytë dhe Superligën U19 e U17

Sot në ambientet e FFK-së u hodh shorti për edicionin e ri të garave të futbollit të Kosovës në Ligën e Dytë, dhe në Superligat për grupmoshat U19 dhe U17.
Shorti u hodh në praninë e kryetarit të Komisionit të Garave për Ligën e Dytë dhe ligat e grupmoshave, Ardian Llumnica, administratorëve të ligave dhe përfaqësuesve të klubeve.
Në të gjitha këto liga kampionati fillon më 27 gusht, ndërsa shorti për Ligën e Parë të juniorëve do të hidhet në një datë tjetër.
Liga e Dytë – Java e parë
Besa – KEK-u
Dardanët – Dinamo
Shkëndija – Kosova Vr
Australia – Rilindja
Fortuna 2020 – Vitia
Behari – Sharri
Lepenci – Gjakova
Prizreni – Dardania
Superliga – Juniorët – Java e parë
Gjilani – Ballkani
Vushtrria – Trepça
2 Korriku – Drita
Llapi – Ferizaj
Besa – Ramiz Sadiku
Trepça’89 – Prishtina
Drenica – Flamurtari
A&N – KEK-u
Liga e Kadetëve – Java e parë
Gjakova – Besa
Prishtina – Ferizaj
Trepça’89 – Ulpiana
Trepça – Ballkani
Ramiz Sadiku – Gjilani
A&N – 2 Korriku
Llapi – Drenica
Drita – Kurda.

Back to top button