Hidhte në lumë mbetjet e qumështit dhe jogurtit, shoqërohet në polici

 
Policia e Kosovës ka njoftuar se është shoqëruar në stacionin policor një i dyshuar,  pasi që i njëjti kishte hedhur në lumë mbetjet e qumështit dhe jogurtit.

Rasti ka ndodhur më 3 shtator në Istog.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button