“Hidrodrini” kërkon përsëritje të mostrave në Drenoc

KRU “Hidrodrini” ka bërë të ditur se rezultatet e analizave fiziko-kimike në asnjë nga 6 mostrat e marra nga IKSHPK-ja nuk ka tejkalim të standardeve të përcaktuara.
Ndërsa për rezultatet bakteriologjike pasi mostrat janë mbjellur në terren ushqyese, rezultat sipas kësaj kompanie do të kumtohen nesër.
Tutje “Hidrodrini” përmes një komunikate për media ka kërkuar që të përsëriten mostrat e marra në fshatin Drenoc.
“KRU ‘Hidrodrini’ ka pranuar zyrtarisht nga IKSHPK-ja, rezultatet e analizave kimiko-fizike, bakterologjike dhe të metaleve të rënda, nga mostrat e marra nga ana e IKSHPK-së, në lokalitetet e dyshuara fillimisht për ujë të helmuar në zonën e Deçanit. Theksojmë se, rezultatet e analizave në fjalë, janë të mostrave të nxjerra nga IKSHPK, po në ditën e krizës, më 11.07.2021. KRU ‘Hidrodrini’ ka kërkuar nga IKSHPK-ja që të dërgojë edhe analiza tjera të bunarëve dhe të rrjetit si dhe të merret analiza e cila nuk është marrë, ajo në rezervarin e Drenocit të përsëritet, meqë ajo është marrë në gypin e shpërlarësit, në mënyrë që të sqarohet opinioni! Krahas kësaj, KRU ‘Hidrodrini’, ka kërkuar nga KRU ‘Gjakova’, që të zhvillojë analiza shtesë për këtë çështje, meqë kompania në fjalë posedon laboratorin e akredituar e për çfarë po punohet dhe opinioni do të informohet shumë shpejtë edhe me rezultatin e tyre”, thuhet më tutje në këtë njoftim.
Mbi 1 mijë e 500 qytetarë nga Deçani kërkuan ndihmën në QKMF-në e kësaj Komune, pas dyshimve për helmim nga uji./21Media 

Back to top button