”Shtet pa qeveri”

Deputejta e PDK-së, Ganimete Musliu sot me rastin e mbajtjes së seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ka postuar një fotografi në të cilën shihen zbrazët ulëset ku ulen anëtarët e kabinetit qeveritar.
”Shtet pa qeveri”, ka shkruar Musliu krahas fotografisë së postuar.

Ndryshe, sot po vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ndërsa në mungesë të kuorumit për vendimmarrje ka dështuar votimi i Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10./21Media

Back to top button