Hill: Dialogut Kosovë-Serbi i duhet një momentum i ri, koha për Asociacionin

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nevojë për “momenum të ri” dhe se pret përparim në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pas takimit të dy palëve në Bruksel më 2 maj.

“Është shumë e rëndësishme që të vazhdojë dialogu. Dialogu ka nevojë për një momentum të ri. Jam i kënaqur që kanë një plan për 2 maj. Është e qartë se koha për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është tani dhe se në këtë kuptim do të ndodhë shpejt”, iu tha Hill mediave serbe në konferencën e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Serbi, transmeton rtv21.

Ai përkujtoi se gjashtë pikat e para të Marrëveshjes së Brukselit i referohen Asociacionit dhe Hill tha se është një çështje që vazhdon tash e 10 vjet dhe se duhet të zgjidhet sa më shpejt.

Ambasadori Hill nuk ka pranuar të komentojë zgjedhjet e djeshme lokale në veri të Kosovës.

“Unë përqendrohem në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë dhe përparimin e tyre të mëtejmë. Prioriteti i dytë që kam është ajo që po bëjmë përmes Ballkanit të Hapur. Ne duhet të gjejmë mënyra për të zhvilluar modele bashkëpunimi në rajon, sepse integrimi rajonal është një proces që të gjithë do t’i bashkohen. “Open Balkans” është emocionues sepse është krijuar nga vetë rajoni, por padyshim që duhet të harmonizohet me proceset e tjera”, tha Hill./21Media

Back to top button