Tahiri: Kërkojmë shkarkimin e kryeshefit dhe Bordit të KEK-ut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar që të shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, që javën e kaluar u arrestua me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konfliktit të interesit.

“Ajo që kemi kërkuar edhe ditën e enjte që ky person të shkarkohet. Bordi i KEK-ut të shkarkohet dhe të merren masa edhe ndaj akterë të tjerë që janë përfshirë në kuadër të menaxhimit të krizës të energjisë me ato keqpërdorimet që kanë ndodhur. Për ne si deputetë është e papranueshme që kryeshefi, që është në paraburgim, vazhdon të jetë edhe në krye të Korporatës”, deklaroi ai.

Tahiri tha se të mërkurën do të ketë seancë të jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Lajmin për poralin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi./21Media

Back to top button