Hill: Ka ardhur momenti kyç që të shohim zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill deklaroi se ka ardhur momenti kyç kur duhet të presim që diçka të ndodhë sa i përket zbatimit të marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, e cila sipas tyre nuk është arritur lehtë.

“Sa i përket marrëveshjes së Ohrit dhe marrëveshjeve të tjera, për asnjë moment nuk thashë se është diçka e lehtë dhe se do të jetë e lehtë, por mendoj se kemi arritur një moment kyç në kuptimin që duhet të presim që diçka të ndodhë në aspektin e zbatimit”, ka thënë Hill.

Ai shtoi se momenti është i vështirë, por se momentin e konsideron plot shpresë dhe se pret zbatim në të ardhmen, shkruan N1.

Hill shtoi se çështja e Kosovës duhet parë si një çështje rajonale në kontekstin e Ballkanit të Hapur dhe sipas tij, me iniciativën e Ballkanit Perëndimor vendet bashkëpunojnë dhe punojnë së bashku./21Media

Back to top button