​Ministria e Financave realizoi vetëm 2 % të buxhetit për investime kapitale

Instituti GAP ka publikuar të hënën raportin për realizimin e investimeve kapitale nga Ministritë në Qeverinë e Kosovës.

Në kuadër të këtij raporti, shihet se tri Ministri kanë ekzekutuar më së paku buxhetin e tyre për investime kapitale për vitin 2022.

Ministria e Financave vetëm 2 për qind ka realizuar buxhetin për investimet kapitale për vitin 2022.

Ndërsa, realizim të ulët të buxhetit për investimet kapitale ka edhe Ministria e Industrisë me vetëm 16 për qind, dhe Ministria e Ekonomisë 40 për qind.

Sipas raportit të GAP-it, ministria që ka realizuar më së shumti buxhetin për investime kapitale, është Ministria për Kthim dhe Komunitete e cila ka realizuar 98 për qind.

Ndërsa, Ministria e Mbrojtjes ka realizuar 96 për qind të buxhetit për investime kapitale.

Back to top button