Hill: Më vjen keq që u bombardua Serbia

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka folur edhe për bombardimin e Jugosllavisë në vitin 1999.
Hill ka thënë se duhet pasur parasysh që diçka e tillë ka ndodhur para 23 vjetësh dhe është njëjtë sikur të flitet për ngjarjet e vitit 1968 apo 1945.
Në një intervistë fundivti për mediumin serb “Telegraf”  Hill ka deklaruar se personalisht “i vjen keq” që një gjë e tillë ka ndodhur në historinë amerikane, por shton se duhet marrë mësime nga e kaluara dhe s’duhet bërë pengje të saj.
“Më duhet t’ju kujtoj se kjo ka ndodhur 23 vjet më parë. Është njësoj sikur në vitin 1968 të flisnim për ngjarjet e vitit 1945. Mua personalisht më vjen shumë keq që kjo ka ndodhur në historinë tonë dhe nuk jam i lumtur për këtë. Por në një moment njerëzit duhet të kthehen drejt së ardhmes, për të ecur përpara. Të përpiqesh të mësosh diçka nga e kaluara, por jo të jesh peng dhe skllav i së shkuarës. Erdha këtu pas 23 vitesh, me shpresën se mund të bëjmë shumë më tepër së bashku. Ne ndajmë disa nga vlerat dhe pikëpamjet e njëjta për botën dhe mendoj se duhet të përqendrohemi në këtë, dhe jo në diçka që ka ndodhur 23 vjet më parë”, ka thënë Hill.
Më tej diplomati amerikan ka deklaruar duhet fokusuar në të ardhmen dhe jo në diçka që ka ndodhur para 23 vjetësh.
“Unë kam ardhur këtu pas 23 vjetësh, me pritjet që ne mund të bëjmë shumë bashkërisht . Ne ndajmë të njëjtat vlera dhe botëkuptime dhe mendoj se ne duhet të fokusohemi në këtë, dhe jo në diçka që ka ndodhur para 23 vjetësh”, ka shtuar tutje Hill.

Back to top button