Hill para takimit Kurti-Vuçiq: Kishte fjalë të ashpra


Ambasadori amerikan në Beograd ka shtuar: “Palët ta frenojnë retorikën e tyre”

Para takimit Kurti – Vuçiq të 18 gushtit ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill deklaroi se palët duhet ta frenojnë retorikën e tyre. Duke iu referuar këtyre deklaratave të kryeministrit të Kosovës për rrezikun nga lufta dhe të presidentit të Serbisë për likuidimin e serbëve në veri, ambasadori Hill tha se kishte fjalë të ashpra që nuk i ndihmojnë këtij procesi. Por, u shpreh se ka më shumë arsye për optimizëm sesa për pesimizëm./21Media

Back to top button