Hill: Të shtyhet çështja e targave së paku për një vit

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se duhet pezulluar vendimi i Qeverisë së Kosovës për targa së paku për një vit dhe se Kosova e Serbia duhet zgjidhur çështjet më të rëndësishme.
“Çështja e targave në Republikën e Kosovës duhet të shtyhet për një vit dhe t’i kushtohet vëmendje zgjidhjes së çështjeve kyçe”, tha Hill, raporton N1.
Hill deklaroi se “në Kosovë duhet të gjenden zgjidhje afatgjata dhe se territori duhet të ketë perspektivën e një pozicioni ndërkombëtar”./21Media

Back to top button