Hillary Clinton infektohet me Covid-19
Ish sekretarja e shtetit Hillary Clinton bëri të ditur të martën se ka rezultuar pozitive me COVID-19 .
“Epo, unë kam rezultuar pozitive për COVID,” shkroi Clinton në Twitter .
“Kam disa simptoma të lehta të ftohjes, por ndihem mirë. Unë jam mirënjohës më shumë se kurrë për mbrojtjen që vaksinat mund të ofrojnë kundër sëmundjeve të rënda.
Ju lutem, vaksinohuni!”, ka shkruar ajo në Twitter
Ish-sekretarja 7 e shtetit dhe kandidatja demokrate për vitin 2016 shtoi se bashkëshorti i saj, ish-presidenti Bill Clinton, rezultoi negativ në testin për virusin.
“Bill rezultoi negativ dhe po ndihet mirë”, shkroi ajo në Twitter. “
Bill Clinton, 75 vjeç, u shtrua në spital në tetor për trajtimin e një infeksioni jo të lidhur me COVID./21Media
Well, I’ve tested positive for COVID. I’ve got some mild cold symptoms but am feeling fine. I’m more grateful than ever for the protection vaccines can provide against serious illness. Please get vaccinated and boosted if you haven’t already!
— Hillary Clinton (@HillaryClinton) March 22, 2022