Gruevski ul tonin, i gëzohet zgjedhjeve lokale

VMRO DPMNE pranon tetorin si datë për zgjedhjet e ardhshme lokale, kurse kryetari i kësaj uron që LSDM mos të ndryshojë mendje

Para se të zgjidhej Talat Xhaferi si kryetar i kuvendit, Gruevski i drejtohej shumicës parlamentare me tone edhe kërcënuese, duke thënë se nuk do të lejojë që pa miratimin e tyre të zgjidhet kryetari i ri i kuvendit. E pas zgjedhjes së Xhaferit, Gruevski po shpreson se kërkesën e tij për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pozita ta merr në konsideratë, shkruan TV21.TV

“Nëse LSDM hyn në një skenar për të cilin po flitet këto ditë, që të veprojë në mënyrë jashtëligjore, jashtë rregullore, jo demokratike, në kuvend, duhet ta dijë që VMRO DPMNE do të reagojë ashpër. Shpresoj se do të mendojnë edhe një herë për zgjedhje parakohshme parlamentare”, tha Nikolla Gruevski, Kryetar i VMRO-DPMNE.

Kryetari i VMRO DPMNE-së konfirmoi se partitë parimisht janë dakorduar për 15 tetorin.

“Parimisht partitë janë marrë vesh nëpërmjet përfaqësuesve të vet që zgjedhjet të mbahen më 15 tetor. Unë shpresoj që LSDM kësaj radhe nuk do të heqë dorë siç ka ditur shumë shpesh ta bëj këtë në të kaluarën”, shtoi Gruevski.

E shumica parlamentare porositë se zgjedhje lokale do të ketë, por edhe se qeveria do të formohet. LSDM-ja i bën thirrje Gruevskit që mos ti bllokojë proceset, kurse Ivanovit që të vendos interesat shtetërore në vend të parë./21Media

Back to top button