Sistemi VAR në stadiumin e Gjilanit?

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se projekti i stadiumit në Gjilan, pas diskutimeve publike me klubet sportive, gjendet në fazë të projektimit të vazhdimësisë së projektit dhe kontratës ekzistuese.
Ai ka shtuar se do të bëhen ndryshimet e nevojshme si prerjen e rrethores, ndryshimin e shtyllave elektrike për ndriçimin e ndeshjeve dhe gjithashtu stadiumi do të jetë konform praktikave sportive të UEFA-s dhe do të përfshijë instalimin e platformave të sistemit VAR.
“Në ndërkohë, paralelisht, jemi duke punuar për realizimin e ndryshimeve të nevojshme për një stadium ndihmës për ekipet tona dhe për tifozerinë e ekipeve të Gjilanit”, ka thënë Hyseni.
I pari i Gjilanit ka njoftuar se inspektimin e këtyre punimeve, po e bëjnë në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Ai në fund ka thënë se ekipet meritojnë kushte të mira të zhvillimit të ndeshjeve./21Media

Back to top button