Hipper: Inkurajojmë shtetet e BE-së që t’i heqin vizat për Kosovën

Zëdhënësjae e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, i tha RTV21 se Komisioni mban ende qëndrimin e se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe njëkohësisht i ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të votojnë në mbështetje të këtij procesi më 13 tetor në mbledhjen e Këshillit.
“Për të mbështetur vendimmarrjen e shteteve anëtare, ne do të prezantojmë këtë vit raportin tonë të zgjerimit 2022 të shoqëruar me një përditësim teknik për çështjen e liberalizimit të vizave. Aktualisht jemi duke punuar në përgatitjen e këtij përditësimi teknik në konsultim me Presidencën e Këshillit dhe shtetet anëtare. Ky përditësim do të jetë vetëm një dokument teknik, duke paraqitur një gjendje të përditësuar që lidhet me standardet e liberalizimit të vizave, për të mbështetur diskutimet në Këshill. Është vlerësimi ynë se Kosova i përmbush të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Përditësimi teknik nuk do të përbëjë një vlerësim të ri dhe nuk do të shtojë ndonjë kusht apo pikë referimi të ri”, tha Hipper.
Komisioni në vitin 2018 pati dhënë vlerësimin e tij të plotë për përmbushjen e të gjitha kritereve nga ana e Kosovës./21Media

Back to top button