Hiqen kamerat ilegale në Shtërpcë

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka njoftuar se ka konifskuar kamera ilegale të cilat kanë qenë të vendosura në territorin e Komunës së Shtërpcës. Sipas njoftimit, konfiskimi është bërë në koordinim me Prokurorinë dhe Policinë.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi pas inspektimeve të bëra sipas planit të inspektimeve, në koordinim me Prokurorinë dhe Policinë e Republikës së Kosovës, ka larguar dhe konfiskuar sot kamerat të cilat kanë qenë të vendosura në kundërshtim me kriteret ligjore në hapësirat publike të Komunës së Shtërpcës”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

Edhe në korrik të vitit 2022 në Shtërpcë u sekuestruar kamera ilegale me urdhër të Gjykatës Ferizajt, kamera të cilat dyshoheshin se dërgonin pamje në Serbi.

Back to top button