Kostumet skenike të pjesëmarrësve në Eurovision ndër vite

Anëtarët e bendit suedez Abba i cili në vitin 1974 fitoi garën, në këtë ngjarje u paraqitën me veshje vezulluese, kostume valvitëse, e me çizme deri në gjunj. Ata u paraqitën në festivalin që u mbajt në Angli.

Për dallim nga ta, këngëtarja Dana në vitin 1970 pati të veshur fustan të shkurtër. Ajo përfaqësoi Irlandën, ku edhe fitoi garën. Dana ishte vetëm 18 vjeçe kur fitoi në këtë festival.

Një prej konkurrentëve më të paharruar në hstorinë e Eurovision ishte bendi hevi metal Llordi, i cili fitoi garën në vitin 2006, me përfaqësim të Finlandës. Anëtarët e tij u paraqitën të maskuar me proteza përbindësash. E kënga falë së cilës fituan garën titullohet “Hard Rock Hallelujah”.

“Ishte fitore e bekuar në shumë nivele”, ka thënë këngëtari kryesor i tij Lordi me këtë rast. Ai po ashtu pati thënë se ishte hera e parë në histori që fituan disa persona të pashëm si ata.

Bendi norvegjez Wig Wam në vitin 2005 përfundoi në pozitën e nëntë në Eurovision, por këngëtari kryesor i tij tërhoqi shumë vëmendje me kostumin e tij. Ai u paraqit me këtë kostum me xhixha.

Në mesin e pjesëmarrësve të tjerë ishte edhe Verka Serduchka nga Ukraina, që përformoi në vitin 2007 e ku u paqit me kostum argjendi me dukje të së ardhmes.

Slavko Kalezic nga Mali i Zi në festivalin Evrovizion të vitit 2017 pati të veshur kostum me xhixha, por ishte bishtaleci i tij i gjatë i flokëve që tërhoqi vëmendjen e dashamirëve të kësaj ngjarjeje.

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Evrovizion në vitin 2007, Scooch , u paraqit me kostum stjuardesi, megjithatë ai dështoi të fitojë. Ky pjesëmarrës përfundoi në pozitën e 22-të.

Këngëtari austriak, njëherësh mbretëresha e bukurisë në radhë të komunitetit LGBT, Conchita Wurst, emri i vërtetë i të cilit është Thomas Neuwirth, fitoi garën në Izrael në vitin 2014 me këngën “Rise Like a Phoenix”. Ai pati të veshur fustan, ndërkaq mjekrrën e kishte të parruar.

Eric Papilaya, i cili përfaësoi Austrinë në Eurovision në vitin 2007, në skenë u përkrah nga këngëtarë të tjerë të cilët ishin veshur me kostumet e disajnuara nga Vivienne Westwood. Kostumet ishin me kristale svarovski. Megjithatë ai zhgënjeu me vlersim. U radhit në pozitën e 27-të.

Bendi Italian Maneskin, i cili fioi në Eurovision në vitin 2021, u paraqit me kostume të kuqe lëkure, me kopsa argjendi të cilat i disajnoi Etro.

Krista Siegfrids nga Gjermania, në vitin 2013 performoi këngën “Marry Me”, veshur me fustan martese. Ajo po ashtu bëri histori me paraqitjen e saj, ku për herë të parë në historinë e Evrovizionit puthi një lezbike në skenë.

Janë edhe një radhë grupesh e këngëtarësh të tjerë që kanë lënë përshtypje me kostumet e paraqitjet e tyre në Evrovizion ndër vite. Pati prej atyre me paraqitje seksi, siç është ukrainasja Svetlana Loboda, pastaj Eleni Foureira nga Qipro e të tjera. Për garën e sivjetme pritet të shohim se çfarë paraqitjesh skenike do të ketë kur ajo të mbahet së shpejti me datat 9, 11 dhe 13 maj 2023./21Media

Back to top button