Hiqni sanksionet dhe ne do të lejojmë ushqimin, thotë Rusia
Rusia sot bëri thirrje për heqjen e sanksioneve që janë vendosur për luftën e saj në Ukrainë, si pjesë e një “qasjeje gjithëpërfshirëse” që synon të shmangë një krizë globale ushqimore.
Ukraina është një nga eksportuesit kryesorë në botë të drithërave, por ajo ka krijuar rezerva të mëdha që nuk është në gjendje t’i dërgojë jashtë vendit për shkak të një bllokadë ruse të porteve të saj, shkruan BBC.
Zëvendësministri i Jashtëm i Kremlinit, Andrey Rudenko tha se Rusia ishte e gatshme të siguronte një korridor humanitar që do t’u mundësonte anijeve një rrugë të sigurt nga Ukraina – nëse hiqen sanksionet.
Dje, Bashkimi Evropian akuzoi Rusinë për përdorimin e furnizimeve ushqimore si një armë me pasoja globale.