Hisen Berisha, VV-së: Po i diskriminoni veteranët

Ministri i Financave, Hekuran Murati, sot në seancën e Kuvendit e ka prezantuar projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.
Ky projektligj ngjalli diskutime të ashpra në mes deputetëve, në mesin e deputetëve që e kritikoi ashpër këtë projektligj ishte edhe Hisen Berisha nga PDK, i cili tha se ky projektligj po i diskriminon veteranët.
Berisha ka thënë se ai pranon mesazhe nga luftëtarë dhe veteranë të cilët i ankohet se nuk kanë as miell.
”Nëse keni komplekse nga fakti që s’keni qenë në periudhën e duhur pjesë e madhështisë së luftës për liri që të jetë veteran i kësaj luftës, invalid apo familje dëshmori nuk është e denjë dhe e ndershme t’i luftoni këto vlera”, ka thënë Berisha.
Krahas fjalëve të Berishës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca iu drejtua deputetit duke i thënë se nuk është në rregull për të folur prej dimensioneve të komplekseve kush ka qenë e kush s’ka qenë sepse prej të gjitha grupeve parlamentare ka deputetë që kanë qenë në luftë.
Më vonë Berisha i replikoi duke i thënë se i njeh veteranët nëpër parti prandaj s’e ka pasur për dikë në veçanti.

Opozita ka dalur kundër Projektligjit për pagën minimale, të  prezantuar nga ministri Murati./21Media

Back to top button