HISTORIKE/ Ballkani mposht Shkupin, kualifikohet në grupet e Ligës së Konferencës

Ëndrra u bë realitet. Kampioni i Kosovës Ballkani do të jetë pjesë e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës duke shkruar kështu historinë në futbollin kosovar.
Skuadra nga Suhareka sonte e mposhti atë të Shkupit me rezultat minimal 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke bërë kështu që Shkupi të eliminohet me rezultat të përgjithshëm 3-1 pas 180 minutave lojë.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Meriton Korenica në minutën e 70’ të ndeshjes.
Për Ballkanin nuk mungoi as mbështetja e rreth 10 mijë tifozëve në tribunat e stadiumit.
Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Ballkanin e trajnerit Ilir Daja, por edhe për të gjithë futbollin e Kosovës.

Back to top button