Hendboll: “Play-off”-i i Superligës

Prishtina – Trepça transmetohet drejtpërdrejtë në RTV 21 Plus (20.30)hendboll
Sonte fillon faza e tretë e garave në elitën e hendbollit kosovar në konkurrencën e meshkujve, ajo e “play-off”-it. Kampioni në fuqi, Besa Famgas, takohet me skuadrën e Rahovecit prej orës 20:00. Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës prej orës 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet dhe transmetohet drejtpërdrejtë në RTV 21 Plus. Skuadra që shënon dy fitore, apo një fitore e një barazim, kualifikohet në finalen e “play-off”-it./21Media

Back to top button