Hoyt të hënën në Shkup

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë, Hoyt Brian Yee më 1 maj do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë, kumtuan nga Ambasada Amerikane në Shkup

“Zëvendës-ndihmës Yee më 1 maj do të arrijë në Maqedoni kur në takime me liderët politikë do të bisedojë për statusin e formimit të qeverisë, për marrëdhëniet bilaterale dhe për reformat e nevojshme në procesin e integrimeve euroatlantike”, theksohet në kumtesë.

Departamenti amerikan i shtetit javën e kaluar shprehu shqetësim për situatën në Maqedoni dhe kërkoi formim të qeverisë pa shtyrje me qëllim që vendi të vazhdojë me reformat në rrugën drejt integrimeve euroatlanitke./21Media

Back to top button