Kuvendi sot vazhdon seancën e nëntëmbëdhjetë konstituive

Deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojnë debatin për zgjedhje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve

Në rrjedhën e deritanishme të debatit deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan hedhje poshtë të Platformës së Tiranës dhe zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale si dalje nga kriza politike, ndërkaq nga LSDM-ja konsiderojnë se nuk po respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe se deputetët e VMRO-DPMNE-së diskutojnë për tema të cilat nuk kanë lidhje me pikën e rendit të ditës. Ata kërkuan të kalohet në votim të pikës së ardhshme të rendit të ditës, përkatësisht zgjedhje të kryetarit të Kuvendit.

Sot është vazhdimi i 19-të i seancës konstitutive, e cila filloi më 30 dhjetor të vitit të kaluar, por ishte ndërprerë sepse nuk ishte siguruar shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Shtëpisë ligjvënëse./21Media

Back to top button