Holanda “zbutet” për Kosovën: Ka progres për vizat, por…

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, shtet i cili është skeptik që t’u lejohet kosovarëve të udhëtojnë lirshëm në zonën shengen, ka pasur sërish dilema nëse duhet të ndodhë liberalizimi i vizave.
Ai u shfaq më i zbutur dhe tha se ka progres por, jo mjaftueshëm sa të ndodhë liberalizimi.
Këto qëndrime i bëri para gazetarëve kur po fillonte Samiti BE-Ballkani Perëndimor.
“Sa i përket Kosovës ka më shumë progres drejt liberalizimit të vizave, akoma jo, por mendoj se ata po bëjnë hapa”, tha Rutte.
Pasdite, 27 liderët e BE-së do të zhvillojnë takimin e brendshëm të tyre në kuadër të Këshillit të BE-së.
Ata do të mblidhen edhe nesër për të diskutuar çështje të ndryshme. Edhe pse liberalizimi i vizave për Kosovën s’është në agjendë, ka shpresë që kjo të diskutohet nga udhëheqësit e BE-së.

Back to top button