Ish-deputeti i PDK-së viziton Veselin në Hagë

Ish-deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë. Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në “Facebook” teksa ka theksuar se ka arritur ta takojë ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli.
Hoxha tha se gjatë përfundimit të takimit me Veselin aty arriti edhe Hysni Gucati.
Ai  tha gjithashtu se gjatë daljes nga objekti i Speciales në Hagë takoi edhe Pjetër Shalën.
Ish-pjesëtarët e UÇK-së në Hagë, ditë më parë i ka vizituar edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca./21Media

Back to top button