Anulohet konferenca për shtyp e liderëve të BE-së pas Samitit me vendet e Ballkanit Perëndimor

Në Bruksel është anuluar konferenca për media e liderëve të BE-së e cila duhej të mbahej pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Në konferencën për media duhej të flisnin presidenti francez, Emmanuel Makron, si kryesues aktual me BE-në, kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell, si dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fond der Lajen.
Para fillimit të Samitit, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel deklaroi se “sot nuk është ditë e mirë, sepse duhej të fillonim procesin e anëtarësimit me dy vende, por nuk mundemi, sepse një shtet e bllokon të gjithë procesin e zgjerimit”.
Ai shprehu pakënaqësi për shkak të mungesës së progresit në Bullgari sa i përket hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke shtuar se kjo dëshmon se parimi i konsensusit nuk është zgjidhje e mirë për marrjen e vendimeve në BE./TV21

Back to top button