Hollande paralajmëron rrezikun nga ekstremi i djathtë

Francois Hollande ka paralajmëruar rrezikun nga ekstremi i djathtë në Elize

Presidenti i Francës, François Hollande, sot në Bruksel paralajmëroi për rrezikun e madh të prezencës së ekstremit të djathtë në Elize dhe akuzoi Frontin Kombëtar të Marine Le Pen, se po fsheh projektin e saj për daljen nga BE-ja.

“Duhet shmangur një rrezik i madh, siç është prania e ekstremit të djathtë në presidencën e Republikës Franceze”, sqaroi Hollande pas një samiti evropian që kishte në fokus të diskutimeve dosjen Brexit.

Ai drejtoi akuza ndaj partisë së Le Pen, se po fsheh projektin e saj për daljen nga zona euro dhe Bashkimi Evropian.

Back to top button