Horoskopi Ditor E Mërkurë 19 Tetor 2022

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Keni shumë plane dhe po aq pritshmëri, por tërhiqni pak frenat dhe kini ca durim, fati në dashuri është gati të vijë. Puna vazhdon në mënyrën më të mirë.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Mos u ngatërroni në situata të pakëndshme, është koha të ruani qetësinë sidomos në dashuri. Edhe në punë shmangni diskutimet e panevojshme.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Është një periudhë pozitive për ju, gjithashtu përfitoni nga rasti për të nisur lidhje të reja në çift. Në punë, gjithçka po shkon mirë.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Yjet janë në anën tuaj, përfitoni nga ky moment me fat për të lënë më në fund problemet tuaja mënjanë dhe për të shijuar gëzimet e dashurisë. Për punën, kjo është koha për të bërë zgjedhje konkrete.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Mos humbisni kohë, nëse keni probleme me gjysmën tjetër, kjo është koha për t’u përballur me to. Mund të merrni oferta interesante për punë.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Kjo periudhë është shumë interesante për historitë tuaja të dashurisë, në një kohë shumë të shkurtër mund të keni edhe përgjigjet që kërkoni.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Për ata që janë vetëm prej kohësh, mund të parashikohen takime interesante. Në aspektin e punës kjo është koha e duhur për të bërë një zgjedhje karriere.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Nuk është një ditë e lehtë për ju, kujdes, duhet të prisni edhe disa ditë para se të rikthehet qetësia në dashuri. Disa vështirësi edhe në vendin e punës. Duhet të ruani qetësinë.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Marrëdhëniet që kanë lindur në këto ditë mund të jenë të duhurat, mos i nënvlerësoni. Në punë përpiquni të shmangni gjërat që nuk janë në rregull për t’u rikthyer në misionin tuaj për të jetuar në paqe jetën profesionale.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Mos u mundoni ta ktheni një marrëdhënie të rastësishme në diçka ndryshe, pranojeni ashtu siç është. Në punë pranoni ndihmën e atyre që ju rrethojnë, mund t’ju ndihmojë të zgjidhni një situatë problematike.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Mund të keni ndonjë situatë të pakëndshme edhe këtë të mërkurë për t’u marrë me gjysmën tjetër. Do të kërkohet vëmendje e veçantë. Nëse keni ndonjë çështje të vështirë për t’u marrë, bëjeni tani, mos humbni kohë.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Përfitoni nga momenti dhe përballuni me një problem që ju shqetëson në familje. Ka perspektiva të mira në punë, hidhuni në aventura të reja.

Back to top button