Horoskopi Ditor, e premte, 9 shhtator 2022
E premte intriguese në aspektin e dashurisë. Në punë, hidhini një sy situatës nga afër, një projekt i vjetër mund të vazhdojë.
Hënen nuk e keni më kunder, por këtë të premte do të kaloni një dashuri të ekuilibruar. Nuk keni më tronditje dhe gjëra të pa pritura. Për sa i përket punës, gjithçka është e ngadaltë në këtë periudhë, ndiheni të plogësht, të lodhur.
Në dashuri duhet të jetoni gjithçka me kujdes ekstrem gjatë kësaj të premte. Sa i përket punës, mërzia do mbizotërojë në zyrë, por mundohuni të ndryshoni drejtim. Ju duhet një kthesë.
Priten disa ndjenja të këndshme në dashuri. Shijoni ato. Mos hapni tema të reja pune nëse nuk jeni plotësisht të sigurt se do t’i fitoni ato.
Nëse jeni të interesuar për dikë, vini bast këtë të premte. Merrni kohë për të vlerësuar situatën tuaj të punës. Menjanoni diskutimet, pergadituni për vikend.
Injoroni provokimet, mos diskutoni gjithçka me të gjithë. Hëna në kundërshtim do të sjellë disa vështirësi në dashuri. Sa i përket punës, ata që kanë biznesin e tyre i kanë yjet në favorin e tyre.
Ju pret një ditë e mirë, por në dashuri mos i mendoni problemet e vjetra. Sa i përket punës, do të dëshironit të kishit gjithçka nën kontroll, flisni nëse ka diçka që nuk shkon.
Yjet i keni në anën tuaj. Ditë e mirë për të rikuperuar një ndjenjë dhe për t’iu rikthyer dashurisë. Gjërat që do të ndërmerrni gjatë kësaj të premte në punë do ju ecin mirë. Guxim!
Yjet nuk i keni në favorin tuaj të dashurisë. Kujdes! Nëse ka një marrëdhënie që nuk funksionon, do të ketë mosmarrëveshje. Grindjet mundohuni t’i shmangni ato ose sqaroni menjëherë çdo mosmarrëveshje. Në punë mund të mos ju punohet, kryeni detyrat tuaja dhe mos mendoni për asgjë të re.
Ndjenjat që ndjeni tani në dashuri janë të forta dhe të rëndësishme, mos i lini të ikin. Në punë, mos mbani mëri dhe urrejtje ndaj dikujt. Relaksohuni!
Në dashuri është më mirë se më parë, planeti i Marsit është në një aspekt interesant. Sa i përket punës, përpiquni të planifikoni gjithçka menjëherë. Rendi dhe saktësia do t’ju ndihmojnë.