Barazuan edhe dy rivalët tjerë të Ballkanit në grup, kjo është renditja

Përfundoi ndeshje e Ligës së Konferencës ndërmjet Sivasporit dhe Sllavia Pragës, skuadra këto që bëjnë pjesë në Grupin G, pjesë e të cilit është edhe skuadra kosovare, Ballkani.
Skuadra çeke kaloi në epërsi pas katër minutave lojë, por ajo turke u kundërpërgjigj shpejt, duke rikthyer baraspeshën në minutën e 27’ me golin e realizuar nga Saba.
Kjo pasqyrë e rezultateve pas ndeshjeve të para nënkupton që të katër skuadra kanë nga një pikë që nënkupton se kampioni i Kosovës nuk ka mbetur prapa asnjë skuadre pas barazimit me romunët e CFR Cluj.
Momentalisht grupin e kryesojnë Sllavia Praga dhe CFR Cluj për shkak se morën pikë si mysafirë, pastaj renditet Sivasporti dhe Ballkani, që renditet në vendin e katërt.
Ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës Ballkani do të zhvillojë në udhëtim me 15 shtator kundër Sllavia Pragës.

Back to top button