“Hotelieria dhe gastronomia nuk ka qenë dhe nuk është vatër e infeksioneve!”

 
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit(OHT) ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e reja antiCovid, duke thënë se hotelieria-gastronomia nuk ka qenë dhe nuk është vatër e infeksioneve.
Në reagimin e tyre thuhet se si sektor janë më të dëmtuarit dhe më të pa mbështeturit nga Institucionet e Kosovës.
“Përveç këtyre duhet ta ripërmendim prap që si sektor jemi më të dëmtuarit, dhe më të pa mbështeturit nga Institucionet e Kosovës, pra nuk është bërë asnjë subvencionim ndaj këtyre sektoreve, edhe një ndihmë sadopak e vogël që ka qenë ajo e TVSH%-së tani veçse është ngritur prapë në 18%!”, thuhet ndër të tjera në reagimin e OHT.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, Qeveria e Kosovës të premten mori vendim për masat e reja antiCOVID-19. Masa nga sot kanë hyrë në fuqi e që do të jenë në fuqi deri më 4 shkurt.
Ministria e Shëndetësisë sot ka njoftuar se këtë të shtunë janë regjistruar edhe 3 mijë e 206 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Rastet e reja kanë dalur pas testimit të 11 mijë e 884 mostrave. Gjatë 24-orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes./21Media

Back to top button