Gjobitet shoferi që voziste 184 km/h

 
Policia e Kosovës ka identifikuar shoferin i cili në zonën me kufizim të shpejtësisë 80 km/h drejtoi mjetin në 184 km/h.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se shoferi është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe për 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit.
“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 184 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.
Tutje në njoftim thuhet se do të vazhdojnë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor./21Media

Back to top button