Hoti: Brenda pak ditësh priten në IKSHPK tri aparatura të reja për testime

 

Dje në Kosovë u licencuan edhe dhjetë institucione private për kryerjen e testimeve serologjike për SARS Cov-2. Në total numri i laboratoreve private të licencuara është 39.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti në emisionin “Për ditë të mbarë”, tha se prej 120 aplikacioneve sa ka pasur, u licencuan 39. Hoti tha edhe gjatë ditëve në vijim bordi do të bëjë evaluimin e aplikacioneve tjera dhe u shpreh se numri i institucioneve private që do ta kenë të drejtën për testime për SARS-Cov-2 do të rritet.

Zëdhënësi i MSH-së tha se pritet që edhe në IKSHPK të arrijnë aparatura të reja.

“Brenda pak ditësh presim që edhe në IKSHPK të ketë tri aparatura të reja për testime molekulare për PCR. Kështu rriten mundësitë që në dy sektoret do të ketë paralelisht testimet”, deklaroi Hoti./21Media

#PDTM #FaikHoti: Dje janë licencuar edhe dhjetë institucione tjera private për testime, numri i laboratoreve të licencuara deri më tani është 39

#PDTM #FaikHoti: Dje janë licencuar edhe dhjetë institucione tjera private për testime, numri i laboratoreve të licencuara deri më tani është 39

Posted by RTV21 on Wednesday, August 12, 2020

Back to top button