Hoti: Çdo shtyrje për heqjen e tarifës rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin

Hoti: Asnjë masë e jona e një anëshme nuk mund të mbroj apo avansoj pozitën tonë nëse ajo nuk mbështetet nga SHBA dhe BE

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka thënë se çdo shtyrje për heqjen e tarifës komprometon pozitën e Kosovës në dialog, si dhe theksoi se kjo gjithashtu dëmton raportin me SHBA-në dhe BE-në.

Hoti ka thënë se tarifa mbi mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pa kapërcyeshmë për komunitetin ndërkombëtar, SHBA dhe BE.

“Çdo shtyerje për heqjen e tarifës komprementon seriozisht pozitën tonë negociuse në këtë dialog, dëmton raportin tonë me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin. Asnjë masë e jona e një anëshme nuk mund të mbroj apo avansoj pozitën tonë nëse ajo nuk mbështetet nga SHBA dhe BE. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të heqë tarifën famoze dhe kështu të ulet barabarsisht dhe me miqtë e saj në tryezën e Dialogut. Çdo alternativë tjetër rrezikon seriozisht të ardhmen e vendit”, ka shkruar ndër të tjera Hoti në Facebook./21Media

Back to top button