Moti për dy ditët e ardhshme

Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditë e ardhshme në vendin tonë do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

“Në fushat barike pritet të ketë rritje derisa në fushat termike parashihet rënie, kryesisht në vlerat e maksimaleve. Gjatë ditës, kryesisht në pjesën e dytë parashihen reshje të formë së shiut dhe borës. Në pjesën veriore të Dukagjinit sërish pritet të ketë erëra mesatare deri të fuqishme, më theks të veçantë në Istog me rrethinë, me një rreze veprimi prej 10-12 km.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të ketë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit herë–herë me vrull”, ka njoftuar IHMK./21Media

Back to top button