Kryeministri Hoti dhe ministrja Bajrami vizituan BQK-në.-Mehmeti: Ekonomia pritet të ketë rënie në 7.2 % si pasojë e masave të pandemisë

Kryeministri Hoti dhe ministrja Bajrami vizituan BQK-në.-Mehmeti: Ekonomia pritet të ketë rënie në 7.2 % si pasojë e masave të pandemisë

Ndonëse ende nuk po arrin të miratojë në lexim të dytë projektligjin për rimëkëmbje ekonomik, kryeministri, Avdullah Hoti, është interesuar për stabilitetin financiar në vend. Ai sot bashkë me ministren e Financave Hykmete Bajrami, vizitoi Bankën Qendrore të Kosovës me ç’rast tha se do të bashkëpunojë ngushtë me këtë institucion për tejkalimin e krizës nga pandemia Covid-19.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se si pasojë e masave kundër pandemisë, ekonomia pritet të ketë rënie në 7.2 për qind./21Media