Hoti: Duke qenë pjesëtarë të FSK-së, nesër do të jeni ushtarë të NATO-s

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje të rinjëve që të konkurrojnë për tu bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës.

“Shfrytëzojeni këtë mundësi të shkëlqyer dhe bëhuni pjesë e ushtrisë të Republikës së Kosovës, e cila është garanci e së ardhmes sonë të sigurt dhe të përbashkët, pa dallim. Bëhuni pjesë e FSK-së dhe jepni ndihmesën tuaj që ajo të perfeksionohet sipas standardeve të NATO-s. Duke qenë pjesëtarë të FSK-së, ju nesër do të jeni ushtarë të NATO-s. Konkurroni për t’u bërë pjesë e FSK-së – pjesë e mozaikut të harmonisë, bashkëjetesës dhe prosperitetit të Kosovës”, ka bërë thirrje kryeministri përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”.

Forca e Sigurisë e Kosovës ka hapur konkurs për rekrutë të rinj. Konkursi do të jetë i hapur deri më 21 gusht 2020./21Media

Back to top button