Hoti edhe një milion euro për gratë

 

Në shënimin e fushatës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ky fenomen duhet të çrrënjoset tërsisht.

Kreu i qeverisë, gjatë një tryeze me gratë, premtoi edhe mbështetje financiare ndaj tyre.

Ai tha se vetëm tash iu janë ndarë atyre një milion euro, ndërsa pritet t’iu alokohen edhe një milion tjera.

“Dhunë ndaj grave është një fenomen që duhet të çrrënjoset. Ne e kemi obligim institucional dhe njerëzor për një shoqëri të barabartë, pasi është kauza më fisnike për t’i fuqizuar dhe mbështetur gratë”, tha ai.

Në emër të kopshteve private, Gzime Rexhepi-Çollaku u shpreh falënderuese për mbështetjen e qeverisë karshi tyre.

Back to top button