Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave e cila përfaqëson 200 milionë punëtorë në 163 shtete dhe territore, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Hoti në lidhje politikat ekonomiko-sociale në Kosovë. Më kërkesë të BSPK-së (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruara të Kosovës) Konfederata e Sindikatave Boterore – ITUC ia ka derguar  një letër Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Abdullah Hoti dhe Ministrit të Punës dhe Mireqenies Sociale, Skender Reqica.

“BSPK si e vetmja konfederatë në Kosovë dhe si anëtare e jona, na ka informuar se qeveria juaj ka dështuar në krijimin e një dialogu të mirëfilltë social dhe të politikave ekonomiko-sociale në shtetin tuaj, përfshier këtu edhe pagën minimale, me arsye të krizës që ka shkaktuar COVID-19.Në këto kohëra të jashtëzakonshme, Qeveritë në mbarë botën kanë miratuar masa të ndryshme në përkrahje të popullatës, punëtorëve dhe kompanive në mënyrë që ti ruajnë ekonomitë nga kolapsi. Rezultatet më gjithpërfshirëse dhe më solide janë arritë në shtetet ku masat janë krijuar me përfshierjen e partnëve social përmes dialogut social, dhe për këtë arsye dialogu social është edhe një nga katër shtyllat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) sugjeroi këtë mjet si përgjigje ndaj pandemisë. Partnerët social kanë arritur marrëveshje të rëndësishme në shumë shtetet, përshfier shumicën e shteteve Evropiane.”, thuhet në letër.

Sipas kësaj konfederate kriza e COVID-19 nuk duhet të jetë pretekst për t’i reduktuar të drejtat njerëzore dhe sociale.

“Në të kundërtën, ajo demonstron dëshminë për të ndryshuar rënien e modelit ekonomik bazuar në shfrytëzim, të ardhura depresive, dhe mungesë të mbrojtjes së punëtorëve. Është koha për një Kontratë të re Sociale në mes të punëtorëve, qeverisë dhe bizneseve dhe ku kjo kontratë përfshien bazën univerzale të të drejtave sociale të punës së garantuar për punëtorët, pagën minimale e marrëveshjen kolektive, respektin për punëtorët dhe të drejtat Sindikale dhe dialogun social të mirëfilltë.”, thuhet tutje.

Konfederata i thotë Hotit se duke u injoruar principet e dialogut social, qeveria jo vetëm se do të dështojë në respektimin e standardeve të njohura ndërkombëtare, por edhe do të minojë besimin e nevojshëm dhe mirëkuptimin në pranimin e përgjithshëm të masave në shoqëri nga punëtorët, të përfaqësuar nga sindikatat e tyre.

“Në emër të ITUC, i bëj thirrje qeverisë tuaj që të konsultohet me BSPK në të gjitha qështjet e dialogut social që janë në interes të punëtorëve të Kosovës, duke përfshier caktimin e pagës minimale si dhe të gjitha qështjet tjera ku kërkohet sigurimi i punës dhe jetës dinjitoze për punëtorët dhe familjet e tyre.”, përfundon letra.

BSPK-ja është Konfederata Sindikale e vetme në Kosovë e antarësuar në Konfederaten e Sindikatave të lira Botërore ITUC me seli në Bruksel si dhe vëzhguese në Konfederatën sindikale Europiane ETUC me seli në Bruksel. /21Media